Grimaldo në radarin e Man City

Manchester City do të vazhdojë ndjekjen për një mbrojtës të majtë.

Skuadra e Manchester City do të jetë në treg në kërkim të një lojtari për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, ‘Citizens’ po monitorojnë lojtarin e Benfica, Alex Grimaldo, përcjell lajmi.net.

Grimaldo ishte në radarin e Barcelonës gjatë verës, por vendosi të vazhdonte me Benfica.

Kontrata e Grimaldo me skuadrën portugeze skadon në verën e vitit 2023.

Lojtari mund të sigurohet me një çmim të përgjysmuar në merkaton e janarit, me Benfican që s’do dëshironte ta humbte atë me parametra zero.