MPB njofton se sot ka arrestuar një grabitës nga Vërzhalla e Shkupit. Ai dyshohet se me 16 shtator ka grabitur një taksist.
“Sot (20.09.2022) në ora 12:00 në rrugën “11 Tetori” në Shkup, policët nga Stacioni Policorë i Bit Pazarit kanë privuar nga liria N.D.(46) nga fshati Vërzhallë, komuna e Zelenikovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes më 16 shtator 2022, gjegjësisht marrjen e parave me fhunë nga një taksist”, thonë nga MPB.






