Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov ka organizuar darkën më të shtrenjtë zyrtare gjatë mandatit të tij për kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe delegacionin e tij, e cila u mbajt në janar të këtij viti, raporton media bullgare Epicenter.
Për këtë darkë Bullgaria shpenzoi 18 mijë levë bullgare ose rreth 9 mijë euro.
Për darkën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Petkov ka shpenzuar 3603 levë 0235 ose 1800 euro, kurse darka me kryeministrin holandez ka kushtuar 3660 levë ose 1830 euro.
Një justifikim për darkën e shtrenjtë për kryeministrin maqedonas mund të jetë se delegacioni maqedonas ishte i madh. (INA)




