Ferizaj: Arrestohet një burrë, dyshohet se e dhunoi një 18 vjeçare

Një burrë është arrestuar në Ferizaj.

Ai dyshohet se e ka dhunuar një femër.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Policisë rajonale në Ferizaj Basri Shabani.

Shabani tha se viktima është e moshës 18 vjeçare, derisa i dyshuari 42-vjeçar.

Ai theksoi se arrestimi i tij u bë të dielën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje p%r 48 orë, njofton Klankosova.tv