Dorëheqja e Selës, Mickoski: E di që ASH-ja do ta bëjë zgjedhjen më të mirë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Click Plus” në TV21 tha se nuk dëshiron të komentojë dorëheqjen e Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët. Ai theksoi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme në Aleancën për Shqiptarë, por që është i bindur se partia do të bëj zgjedhjen më të mirë për kryetar partie.

“E di që anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët do ta bëjë zgjedhjen më të mirë”, tha Mickoski.