Man City do ta rivalizojë Chelsean për Rafael Leao

MILAN, ITALY - JANUARY 13: Rafael Leao of AC Milan celebrates scoring his side's second goal during the Coppa Italia match between AC Milan and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on January 13, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Rafael Leao mund të largohet nga Milan në verën e ardhshme.

Ditët e fundit të merkatos së kaluar e lidhnin Leao me një largim të mundshëm nga Milan, por lojtari në fund mbeti në ‘San Siro’.

Portugezi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nuk duket afër një marrëveshje rinovimi. Chelsea ka shfaqur interesim.

Sipas ‘Calciomercato’, edhe Manchester City do t’i futet garës për Leao, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi ka një klauzolë prej 150 milionë eurove, por gjigantët anglezë do të presin fundin e kontratës së tij, gjithnjë nëse Milan s’arrin marrëveshje rinovimi.