Von der Leyen: Solidariteti i Europës ndaj Ukrainës do të mbetet i palëkundur

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë një ndikim të vërtetë dhe nuk do të hiqen, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke theksuar se solidariteti i Bashkimit Europian me Ukrainën do të ishte “i palëkundur”, sipas The Guardian.

Me zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska të ftuar nderi teksa mbajti fjalimin e saj vjetor për situanën në union, von der Leyen i tha Parlamentit Europian në Strasburg:

“Ky Parlament nuk ka debatuar kurrë më parë për gjendjen e Bashkimit Europian”. “Dhe unë jam këtu me bindjen se me guxim dhe solidaritet, Putini do të dështojë dhe Europa do të fitojë,” tha von der Leyen, duke shtuar: “Solidariteti i Europës me Ukrainën do të mbetet i palëkundur”.

Reuters raporton se shumë ligjvënës dhe komisionerë të BE-së kishin veshur ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës.

Në një kohë kur Ukraina po punon për të marrë në kontroll territoret e saj në një kundërofensivë të shpejtë, von der Leyen tha se nuk ishte koha që blloku të zbuste qëndrimin e tij.

“Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri,” tha ajo. “Ne jemi në të për një kohë të gjatë.”