Shtohen investimet në projektet e administrimit të ujit në dekadën e fundit

Investimet e Kinës në projektet e administrimit të ujit gjatë 10 vjetëve të fundit janë pesëfish më shumë se në dekadën e mëparshme, njoftoi të martën një zyrtar i menaxhimit të ujit.

Investimet e kryera në projektet e administrimit të ujit arritën në 6.66 trilionë juanë (afro 966 miliardë dollarë amerikanë) në dekadën e fundit, tha Zhang Xiangwei, zyrtar në Ministrinë e Burimeve Ujore.

Investimet janë bërë në një grup projektesh kyçe për parandalimin e përmbytjeve në pellgjet kryesore të lumenjve dhe për punën e menaxhimit të ujërave në lumenjtë e vegjël dhe të mesëm, në eliminimin e rrezikut e përforcimin e rezervuarëve dhe në financimin e 54 projekteve të devijimit të ujit ndërmjet pellgjeve të lumenjve dhe ndërmjet rajoneve.

Kina ka forcuar ndërtimin e infrastrukturës së administrimit së ujit në vitin 2022, në sfondin e përpjekjeve për të stabilizuar ekonominë, shtoi Zhang.

Sivjet ka nisur ndërtimi i rreth 19 000 projekteve të reja të administrimit të ujit në mbarë vendin, duke shënuar rekord.

Investimet e realizuara në projektet e administrimit të ujit gjithashtu arritën një nivel të ri në tetë muajt e parë, duke u rritur me 63.9 % krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar e duke arritur në 703.6 miliardë juanë.

Ndërtimi i projekteve të administrimit të ujit ka krijuar mundësi të mëdha pune, veçanërisht për banorët e fshatrave, u shpreh Zhang, duke vënë në dukje se 1.91 milion vende pune u krijuan në tetë muajt e parë, duke përfshirë 1.53 milion për banorët e fshatit.