Haxhiu: Rasti i vdekjes së Astrit Deharit është inspektuar, ka shumë kontradikta e paqartësi (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se inspektorati i ministrisë ka inspektuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit në vitin 2016.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se për rastin në fjalë ka shumë kontradikta dhe paqartësi, duke theksuar se ata gjetjet i kanë hedhur në dokumente dhe se ato do t’i dërgojnë tek kryeprokurori i shtetit dhe se janë të gatshëm si ministri të ju ndihmojnë institucioneve gjegjëse për rastin në fjalë.

“Lidhur më këtë gjatë kësaj kohe që nga marrja e detyrës nga zyrtarë të ndryshëm kemi pranuar deklarata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave përgjegjës për këtë rast. Për të sqaruar zbatimin e procedurave brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës nëse zyrtarët përgjegjës kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre  në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kam kërkuar inspektim dhe duke pasë parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, sot do t’i adresojë gjetjet e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë”.

“Raportin që e kemi pranuar adreson shkeljet si në vijim, marrja dhe posedim i incizimeve të kamerave me aprovim të ish drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit përkatës për mbrojtjen e të dhënave. Është e rëndësishme të theksohet se incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të ShKK-së janë marrë para se ato t’i marrë policia, nga data 5 kur ka ndodhur rasti, dhe data 6, 7 nëntor të vitit 2016. Është e çuditshme si zyrtarët korrektues i kanë marrë incizimet e kamerave të sigurisë para organeve të ndjekjes. Në anën tjetër zyrtarët e institucioneve mund të kenë qasje në incizime por asesi  t’i marrin ato përmes USB-së dhe asesi para policisë”.

“Më tutje sipas raporti, kryeinspektori në vitin 2016 lidhur me rastin në fjalë ka nxjerrë dy raporte, njëra më datë 14 nëntor 2016 dhe tjetra me datë 21 nëntor 2016.  Arsyeja se pse inspektorati e ka vlerësuar këtë si problem, është se  në raportin e parë thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshëm duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kompetencat ligjore sepse kryeinspektori nuk ka të drejtë të cilësojë nëse është vrasje apo vetëvrasje, ne vlerësojmë se i njëjti i ka tejkaluar kompetencat ligjore”.

“Raporti tjetër thotë se po bëhet inspektim dhe shkruan se me rastin e vdekjes, janë dy raporte kontradiktore. Këto janë të nënshkruara nga kryenspektori Ylbert Topalli, ky i fundit e mohon raportin e datës 14 nëntor e mohon edhe që e ka atë nënshkruar. Mendoj që u takon organeve të ndjekjes nëse ky raport është i falsifikuar apo inspektori nuk është duke e thënë të vërtetën”,ka thënë Haxhiu.

Lajmi në përditësim…