Achraf Hakimi ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi.
Skuadra e PSG ka pranuar shumë kritika këtë edicion për mungesë kimie dhe shfaqje egoizmi nga disa lojtarë.
Thuhej se edhe Lionel Messi refuzon të pasojë topin me disa lojtarë, siç është Achraf Hakimi, por ky i fundit nuk mendon njësoj. Madje ai thotë se edhe nëse argjentinasi s’ia pason ndonjëherë topin, ai beson në vendimin e tij.
“Kur kërkoj topin dhe Messi nuk ma pason atë, është për shkak se ai ka parë se ka ndonjë lojtar tjetër që mund t’ia pasojë”.
“Ky nuk është problem. Kështu bëri pasimin për Neymar dhe ne morëm tri pikët”, ka shtuar mbrojtësi i PSG.
Messi bëri mbrëmë një super-asistim, kur Neymar dërgonte topin në rrjetë.




