Kryeministri Zoran Zaev demantoi pohimet e deputetit Artan Grubi se ai dhe bashkpartiakët e tij nuk e kanë ditur se Ligji për gjuhët në tërësi është dërguar në Komisionin e Venecias.
Zaev tha se me shumë gjasë Grubi nuk e ka ditur se çfarë është vendosur në Qeveri, pasi ai nuk është pjesë e saj.
“Me shumë gjasë zotëri Artan Grubi nuk e di, se nuk është në Qeveri. Në Qeveri ka procesverbal, diskutime dhe debate”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Edhe Lideri i BDI-së tha se ka qenë në dijeni se Ligji i gjuhëve do të dërgohet në tërësi në Komisionin e Venecias. Kjo sipas tij është bërë që të zbuten tensionet brenda qytetarëve maqedonas.