NVM-të rrisin qëndrueshmërinë e zinxhirit indusrrial

Në qytetin Nankin të Kinës Qendrore u zhvillua Konferenca e Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Specializuara dhe të Sofistikuara. 
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të lidhura me mijëra familje dhe janë forca të rëndësishme për nxitjen e risive, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Ato janë të specializuara dhe të sofistikuara për të rritur qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial dhe furnizues, duke luajtur rol më të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Duke përshëndetur përmes një letre këtë konferencë ,kreu i shtetit kinez ,Xi Jinping kërkoi që organet e qeverisjes të niveleve të ndryshme të krijojnë një mjedis të mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të shtojnë mbështetjen ndaj këtyre ndërmarrjeve dhe të forcojnë besimin e tyre, të bëjnë përpjekje për inkurajimin e inovacionit të ndërmarrjeve dhe të forcojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale.