Marzhi për tregtimin e energjisë elektrike është kufizuar në 10%

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se Qeveria ka marrë vendim që të kufizojë në 10% marzhin e tregtimit të energjisë elektrike, përcjell TV21. Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 15 prill 2023, ndërsa Marzhi do të llogaritet mbi çmimin mesatar të energjisë elektrike për MWh nga Bursa Hungareze.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë Vendim për përcaktimin e marzhit më të lartë të energjisë elektrike prej 10% për të gjitha kompanitë tregtare dhe tregtarët individualë që tregtojnë në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë. Në të njëjtën kohë, Komisioni Rregullator për Energjetikë ndryshoi Rregulloren e furnizimit me energji elektrike si mjet i fundit, duke ulur marzhin e llogaritur nga furnizuesi përfundimtar nga 50% në 20%. Këto dy vendime i kemi marrë me të vetmin qëllim që të ndihmojmë institucionet dhe kompanitë që janë në tregun e lirë”, ka njoftuar Bekteshi.