Aktori turk, Can Yaman shpallet “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Venecia

Së fundi u mbajt festivali i 79-të i filmit në Venecia.

Aktori turk, Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia.

32-vjeçari mori pjesë në festival me aktoren, dhe të dashurën e tij Francesca Chillemi, me të cilën ndau rolin kryesor në serialin “Viola Come Il Mare”, i cili do të nisë transmetimin më 30 shtator.

Kujtojmë që Can së shpejti do të jetë para kamerës për serialin e ri të quajtur ‘El Turco’ që do të xhirohet në Hungari.