Xavi Hernandez ka një dashuri të re. Robert Lewandowski po e mahnit trajnerin spanjoll.
Trajneri i Barcleonës, Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e skuadrës së tij, Robert Lewandowski.
Lewa mbrëmë shënoi një het trik në Champions League, në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Viktoria Plzen.
Pas ndeshjes, Xavi dha disa komente për polakun.
“Sot një het trik për Lewandowski. Por jo vetëm kaq, ai luan dhe e bën skuadrën të luajë”, ka thënë Xavi.
“Ai e di ‘lojtarin e tretë’ dhe lexon mirë hapësirat. Jam i dashuruar. Nënshkrimi i tij ishte fantastik”, ka shtuar spanjolli.
Lewandowski po shkëlqen te Barcelona, ku në katër ndeshje në La Liga ka shënuar pesë gola dhe në ndeshjen e parë në CL shënoi tri të tjera.




