Lionel Messit i ka ndodhur mbrëmë diçka që se përjetoi në tetë vitet e kaluara.
Paris Saint-Germain luajti mbrëmë përballë Juventus, në xhiron e parë të fazës së grupeve në edicionin e ri në Champions League.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë startoi lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Por, Christophe Galtier nuk e la argjentinasin ta mbyllte takimin, përcjell lajmi.net.
Kjo ishte hera e parë në tetë vitet e fundit që Messi zëvendësohet në një ndeshje Championsi.
Në këto tetë vite, Messi u aktivizua në 63 ndeshje dhe s’ishte zëvendësuar asnjëherë. Ecuria e tij nisi më 21 tetor të vitit 2014.
Dje, Galtier i dha fund ecurisë së Messi për 90 minuta në secilën ndeshje në garat evropiane.