Chelsea do t’i kthehet garës për Alvarez gjatë janarit

Chelsea do të synojë nënshkrimin me Edson Alvarez edhe gjatë muajit janar.

‘Blutë’ e Londrës synuan transferimin e Alvarez gjatë ditës së fundit të merkatos së verës, por nuk arritën të gjenin një marrëveshje.

Sipas raportimeve të ‘Evening Standard’, Chelsea do të kontaktojnë edhe një herë Ajaxin, gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.

Chelsea bëri një ofertë prej 40 milionë funteve për lojtarin, por kampionët holandez nuk kishin disponim ta shisnin lojtarin.

Lojtari i kishte komunikuar skuadrës dëshirën e tij për të kaluar në Angli, dhe ky fakt i jep avantazh Chelseat për negociatat e janarit.