Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se ka biseduar me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pas një vizite të shumëpritur të inspektorëve bërthamorë të OKB-së në uzinën Zaporizhzhia në Ukrainë.
Michel nderoi guximin dhe profesionalizmin e agjencisë bërthamore të OKB-së, duke e përshkruar misionin e ekipit prej 14 personash në centralin bërthamor të pushtuar nga Rusia si “mbresëlënës”.
BE mbështet plotësisht punën dhe përpjekjet e IAEA, shtoi ai.




