Marcelo është shumë afër kalimit te skuadra greke e Olympiacos.
Lojtari është pa skuadër, pas skadimit të kontratës me Real Madridin në fillim të muajit korrik, transmeton lajmi.net.
Se marrëveshja në mes të palëve është shumë afër e thotë edhe Fabrizio Romano, sipas të cilit lojtari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare.
Marcelo është pajtuar në parim për një lëvizje të tillë, mirëpo ende s’ka asgjë zyrtare.




