Pritet të thellohet kriza gjatë dimrit, liderët e “Open Ballkan” me marrëveshje bashkëpunimi

Liderët e vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Beograd deklaruan njëzëri se na pret dimër i vështirë, përcjell TV21. Liderët në kuadër të nismës nënshkruan marrëveshje për siguri ushqimore, memorandum i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe energjisë dhe plan operativ në fushën e emergjencave civile.