Blero “thumbon” Afronën: Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes

Blero, së fundi u komentua për ndarjen nga Afrona.

Por, përtej kësaj, duket se mes tyre nuk ka mbetur as një miqësi e mirë pas ndarjes, shkruan lajmi.net.

Ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Dyshja nuk i kursejnë as edhe postimet thumbuese drejt njëri-tjetrit.

Pak ditë pasi Afrona publikoi disa fotografi të reja, ku shfaqej e freskët dhe mjaft tërheqëse, Blero duket se ka vendosur ta “thumbojë” përmes një postimi në ‘Instagram’.

Blero, ka publikuar një fotografi në sauna, në mbishkrimin e së cilës pati disa fjalë mjaft “thumbuese”.

“Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes”, ishte mbishkrimi i këngëtarit./Lajmi.net/