Liverpool do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e një lojtari për mesfushën.
Skuadra e Jurgen Klopp pritet të bëjë një lëvizje në orët e fundit të merkatos së verës dhe reparti i mesfushës është ai që ka nevojë më shumë për intervenime.
Raportime të Matheus Leal bëjnë të ditur se Luiz është i hapur të largohet nga ‘Villa Park’, përcjell lajmi.net.
Liverpool janë gati të paguajnë 20 milionë funte për të siguruar kartonin e mesfushorit të Aston Villa.
Interesim për lojtarin ka treguar edhe skuadra e Atletico Madrid.
Mbetet të shihet nëse nën-kampionët e Anglisë do ta sigurojnë kartonin e Douglas Luiz.



