Leandro Paredes nuk do të jetë pjesë e PSG.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka folur lidhur me planet e PSG për fundin e merkatos.
Galtier ka thënë se parisienët do ta shesin kartonin e Leandro Paredes por mund ta mbajnë Keylor Navas.
“Me Keylor flasim shpesh. Ai është portier i PSG dhe do të jetë në skuadër. Leandro s’do të jetë pjesë e grupit”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.
“E dimë se ai ka marrëveshje personale me Juventus. Ai është aktualisht i PSG, por mendjën e ka diku tjetër. Kam marrë vendim të mos e përfshij në grup që ai të mund të kompletojë lëvizjen e tij”, shtoi trajneri.
PSG nuk kanë mbyllur mundësinë që të tentojnë edhe një herë për edhe për lojtarin e Inter, Milan Skriniar.



