Kontrabandë me afganë, Prokuroria bullgare kërkon paraburgim për shtetasin e Maqedonisë së Veriut

Prokuroria në qytetin bullgar Burgas bëri të ditur për MIA se ka kërkuar paraburgim për shtetasin 60-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili u arrestua të dielën për kontrabandim të 88 afganëve.

Ai akuzohet se është përpjekur të kontrabandojë përmes Bullgarisë një grup të madh shtetasish afganë.

Gjykata e Qarkut në Burgas do të caktojë datë për seancë gjyqësore.