Atalanta do të nënshkruajë me talentin e lartë Rasmus Højlund me marrëveshje të përhershme nga Sturm Graz.
Këtë e konfirmoi vetë Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja, sipas tij, është arritur tashmë.
Atalanta do të paguajë tarifën prej 17 milion euro për sulmuesin danez.
Højlund do të mbërrijë në Itali të premten.



