Pulisic do të qëndrojë në Chelsea

Christian Pulisic nuk do të largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Gjatë këtyre ditëve u raportua se Chelsea po mendon largimin e Pulisic.

Sipas mediave angleze, ‘Blutë e Londrës’ po kërkonin shkëmbimin e amerikanit me Harry Maguiren e Manchester United.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar ‘Sky Sport’, pasi njofton se Pulisic do qëndrojë në Chelsea, transmeton lajmi.net.

23 vjecari u transferua në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2019 dhe ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit 2024.