Të dielën që lamë pas, “Alpha Show” nga Noizy u mbajt në sheshin Nënë Tereza.
Në këtë koncert morën pjesë mijëra njerëz, ku pati rekord shitjesh të biletave, shkruan lajmi.net.
Por vëmendjen e organizatorit të koncertit, Noizyt, e kanë marrë veçanërisht dy fansa.
Reperi ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’, të dy të rinjve me aftësi të kufizuara, të cilët ishin në shesh për koncertin “Alpha Show”.
Të rinjtë e publikuar nga Noizy, të cilët ishin në karrige me rrota, kishin shkuar për të ndjekur koncertin në shesh.
Pëmres këtij postimi Noizy dhe edhe lajmin e rëndësishëm se vitin e ardhshëm “Alpha Show” do të ketë një vend të posaçëm për personat me aftësi të kufizuar.
“Çka bëmë ne krejt u pa ❤️🫂 vitin tjetër në @noizy_alphashow do bëjmë një vend special apostafat për njerëzit me aftësi të kufizuara.”, shkruan Noizy krahas postimit, i cili ka marrë mjaft komentet nga fansat dhe ndjekësit e tij./Lajmi.net/