Anthony Joshua ka dhënë një paralajmërim të fortë për kundërshtarin e së shtunës, Oleksandr Usyk. Britaniku iu drejtua ukrainasit duke i thënë se nuk do t’i mjaftojnë stërvitjet e shumta të bëra. Ai madje i tha 35-vjeçarit se i gjithë ky mund do të kontriboujë edhe më shumë në rëndimin e situatës për të, transmeton lajmi.net. “Ngritja e peshave dhe e gjithë kjo nuk ju bën vërtet një grushtues të mirë. I gjithë ky mund do të ju ‘ndihmojë’ të humbni më lehtë. Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh”, tha ndër të tjera ai. Ndeshja në mes të tyre do të zhvillohet të shtunën në Arabinë Saudite.

Mesfushori ofanziv i Romës, Justin Kluivert, është pajtuar me kushtet personale për një transferim te skuadra e Fulhamit.
Lajmin e konfirmon Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Holandezi e ka ndarë përfundimisht mendjen së dëshiron ndryshim ambienti.

Diskutimet në nivel klubesh janë duke vazhduar dhe së shpejti pritet dakordim edhe në këtë rrafsh.