Thatësia në Evropë mund ta thellojë krizën energjike

Thatësira e Evropës mund të thellojë krizën energjetike. Këtë e tregon analiza e kompanisë më të madhe të pavarur kërkimore të energjisë në Norvegji. Sipas studimit, rënia e nivelit të lumenjve dhe digave, e zvogëlon ndjeshëm aftësinë për të prodhuar energji nga burimet ujore dhe bërthamore.

Në 7 muajt e parë të këtij viti në Evropë, energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet është ulur me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe energjia nga burimet bërthamore është zvogëluar me 12%. Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore, qendrore dhe jugore për gati dy muaj kanë qenë pa reshje të mjaftueshme shiu.