Ushtruan dhunë në familje, ndalohen gjashtë persona brenda 24 orëve në Pejë

Gjashtë persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Pejë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se ndalimi i këtyre gjashtë personave ka ndodhur në tri raste të ndara.

“Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejë , në tri raste të ndara janë ndaluar 6 persona për veprën “Dhuna në familje”. 6 të pandehurit janë të gjinisë mashkullore, kurse 1 viktimë është nga gjinia femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se Prokurori i Shtetit të dyshuarit i ka ndaluar për 48 orë dhe gjithashtu do të ndërmerren masa ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.