Sergio Ramos ka folur në lidhje me nivelin e tij fizik.
Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Ramos mbrëmë ishte një nga protagonistët në finale e Superkupës së Francës.
Ai shënoi një gol të bukur në fitoren 4:0 të ekipit parisien.
Pas ndeshjes ai tha se është i kënaqur me lojën.
“Jam i kënaqur me ndeshjen. Ishte një ndeshje ekipore për këtë trofe të parë të sezonit”, tha fillimisht spanjolli.
Tutje, ai foli edhe për formën e tij fizike, duke thënë se do ta rikuperojë atë.
“Jam shumë i lumtur. Sezoni i kaluar ishte i vështirë, por e përfundova mirë. Fizikisht kam qenë shumë mirë, ndaj kam pasur dëshirën dhe kënaqësinë të luaj futboll. Pak nga pak po rikuperoj nivelin më të mirë fizik”, përfundoi Ramos.
Qendërmbrojtësi kaloi nga Real Madridi drejt PSG-së vitin e kaluar.




