Veles, policia kap 15 klandestinë nga Siria

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Veles ka kapur 15 emigrantë-klandestinë, të gjithë nga Siria, përcjell TV21. Emigrantët kanë qenë brenda një veture të tipit “Krajsler Pacifik” me targa të Velesit, që fillimisht ka tentuar të ik pas urdhrit të policisë për ndalim.

“Policët e Stacionit policor të Mihailovës në veturë kanë gjetur 15 emigrantë nga Siria. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas përfundimit të procedurës personat mërgimtarë do të transferohen në një qendër tranzite”.