Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me pamjet e koncertit të mbrëmshëm në sheshin Skenderbej në Tiranë ku performuan artistë të shumtë, njofton Klankosova.tv.
Shqipëria festoi të enjten 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me ShBA-të dhe hapjen e negociatave me BE-në.
Në koncert morën pjesë mijëra njerëz të cilët bashkë me Ramën dhe të tjerë festuan këtë ditë të veçantë për Shqipërinë.
“Me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.




