Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka adresuar kritika të ashpra në llogari të partisë opozitare VMRO-DPMNE, të cilën e ka akuzuar se po punon në dëm të interesave shtetërore dhe në favor “të shteteve të treta”, shkruan gazeta LAJM. Duke replikuar me deputetët e opozitës, Kovaçevski tha se kolltukun e shefit të grupit parlamentar të VMRO-së duhet ta zë deputeti Dimitar Apasiev, i njohur për qendrimet e tij kundër NATO-s dhe BE-së. Akuzat e kryeministrit Kovaçevski në drejtim të VMRO-së mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Lajme Kovaçevski: Apasievi duhet të bëhet shef i deputetëve të VMRO-së (Video)



