Napoli vazhdon negociatat me Chelsea për Kepa Arrizabalaga – alternativa është Neto

Napoli janë në kërkim të një portieri.

Portieri spanjoll i Chelsea, Kepa Arrizabalaga është dëshira e Napoli për merkaton e verës.

Negociatat mes Napoli dhe Chelsea po vazhdojnë për kartonin e portierit spanjoll, i cili ka humbur pozitën tij në garë me Edouard Mendy, përcjell lajmi.net.

Largimi i David Ospina ka lënë hapësira në skuadrën e Luciano Spalletti dhe tani po konsiderohen disa opsione.

Edhe Neto i Barcelonës është në mesin e opsioneve që napolitanët po shqyrtojnë për t’i besuar rolin e gardianit.

Mbetet të shihet nëse Napoli do të gjejë marrëveshje për Kepa ose do të kthehet kah alternativat tjera.