Antonio Conte po shpreson të nënshkruajë me mesfushorin ofanziv të Romës, Nicolo Zaniolo.
Italiani bëri paraqitje të mirë me fituesit e Conference League në sezonin që lamë pas, transmeton lajmi.net.
Forma e tij i ka lënë të impresionuara edhe ekipet italiane, me Juventusin që po ashtu është në garë për lojtarin.
Sa u përket Spurs, ata së pari duhet t’i shesin disa lojtarë, në mënyrë që të krijojnë fonde të mjaftueshme për 22-vjeçarin.
Aktualisht, në listën e shitjeve te Spurs janë shtatë lojtarë.