Barcelona dorëzohet për Kounden

Barcelona duket se është dorëzuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Sevillas, Julas Kounde.
Sipas asaj që bën të ditur Juan Martin, katalunasit tashmë janë pajtuar me idenë se lojtari do të nënshkruajë me Chelsean në orët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

“Blutë” ishin më favoritë për lojtarin që në fillim të merkatos, andaj një gjë e tillë pritej të ndodhte së shpejti.

Ky transferim pritet t’u kushtojë londinezëve diku rreth 50 milionë euro.