“Ne mumd ta dimë se kush jemi, vetëm kur e dimë se kush nuk jemi dhe shpesh vetëm kur e dimë se kundër kujt jemi”. Samuel P. Huntington
Shkruan: Orhan IBRAHIMI*
Ndoshta edhe kanë të drejtë të ashtuquajturit maqedonas që na përbuzin në përmasa të papara, e që eksploatojnë mundin, punën, djersën dhe paranë tonë pamëshirshëm, përvetsojnë dhe uzurpojnë qytete e teritore, kulturën e historinë shqiptare, dhunojnë, shpërngulin, burgosin e na kanë lënë gati pa dinjitet që nga egzistenca e këtij shteti.
Bile, bile na ofendojnë kaq rëndë, sa që edhe hesap nuk na bëjnë si qenie të gjalla!
Jam i bindur thellësisht se, fajtori kryesor jemi vet ne shqiptarët për keto politika gati gjenocidale që po i përjetojmë.
Deri më 1990, dakord dhe shumë e vërtetë që kemi qenë popull i pafat në histori, pa aleat, komb jetim në trungun e popujve indoevropian. Ku e tërë e kaluara historike ishte ndërtuar në aleanca gjuhësore e gjenetike, fetare dhe ideologjike.
Por, që nga kapitullimi i Paktit të Varshavës, e si pasojë ndodhi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavisë, relacionet gjeostragjetike e politke kanë marrur komplet tjetër kahje dhe tjetër trajtë.
E mbani mend se si u pavarsua Maqedonia nga ish Jugosllavia? E mbani mend që Rusia dhe Sërbia u tërhoqën pa e shkrepur as edhe një fishek për tërë “juzhna srpska banovinën”!
Kjo Sërbi, e cila Shën Naumin, për ta marrë kishte biseduar 18 muaj me Shqipërinë, pas Luftës së Parë Botërore, në shkëmbim të disa fshatrave ne veri të Shqipërisë.
E pra, pavarsia e Maqedonisë në këtë mënyrë ishte si pasojë e ridefinimit të forcave dhe politkave gjeostragjetike në tërë globin.
Shqiptarët, të shtrirë në tertior kompakt në rajon, e me shtatë milion popullatë, nuk arritën asnjëherë për tre dekada të kenë, e të ndërtojnë politika, platformë e projekte të unifikuara dhe mirë të planifikuara për veten e tyre. E si pasojë shqiparët e humbën të drejtën e tyre hisorike të trashiguar si element shtetëformues në Maqedoni. Maqedonia e pavarur u redifinua si shtet i maqedonasve, e këndej shqiptarët sot e 32 vjet e kanë statusin e barabartë me romët, serbët etj. Arsyetimet, vokabulari dhë narracioni i “subjekteve politike” si në pozitë dhe opozitë ndër vite është i përçudshëm, i njejtë dhe nuk ka ndërruar as pikë e as presje.
Që nga ajo kohë në raste kur bëhej e bëhet historia dhe ndërtimi i këtij shteti, hasim në arsyetimet dhe frazat siç ishin dhe janë: “nuk është koha dhe momenti të hapet çështja shqiptare”; “duhet të piqen kushtet politike”; “hap i shpejtuar”; “duhet të presim që të vetëdisohen maqedonasit”; “nuk është koha për politikan me taban atdhetar sepse maqedonasit nuk na kuptojnë”; “nuk na kuptojnë miqt perendimor”etj, etj. E që nga 2001, ky fjalor është edhe më i begatë, sepse na janë shtuar “vlerat dhe liritë”, “shqipatarët tani më janë të lirë”, “gjuha shqipe është bërë zyrtare”, hërë nga Aliu e hërë nga Ziadini, e përplot margaritarë.
E pra, ne shqiptarët duhet të pranojmë publikisht një fenomen gati sa gjenetik: “harresa” është njëra nga dukuritë më të mbrapshta që na ka përcjellur tërë historinë. Si është e mundur të habitemi kaq shumë deri në shastisje se çka po ndodh me sllavët, e pse ofendojnë deri në histeri shqiptarët. A janë të njejtit sllav që në të kaluarën afërt vranë, therrën, masakruan shqiptarë. A keni dëgjuar nga më të vjetrit se si fëmijët dhe foshnjet shqiptare i kanë djegur në furra dhe zier në kazane.
Vërtetë skeni ndëgjuar për këto ngjarje rrënqethëse e makabre?!
Edhe tani ç’në ky vrap për të marr meritat se kush i mundësoi hapjen e negociatave me BE?!
Pse ky ngazëllim e egzaltim?!
Apo tani s’na qenka shqipja zyrtare?!
E ju opozita shqiptare kur e folni të vërtetën: tani që thoni se gjuha jonë nuk është zyrtare në BE, apo atëherë kur ishit në qeveri me Alinë, dhe kur e bëtë gjuhën shqipe, gjuhë të dytë zyrtare?!
Agresioni i Rusisë mbi Ukrainë po troket në ndërgjegjen e çdo njeriu. Po na ndërgjegjëson gradualisht edhe ne shqiptarët. Po na mëson se si mbrohet atdheu, e si vdiset për të qenë vetëvetja dhe i lirë. Se është obligim, përgjëgjsi të punosh, ta duash dhe të veprosh që të jesh i barabartë me të gjithë popujt e Europës.
E jo me çdo çmim të hysh në histori duke vepruar në mënyrë anakronike me pretendimet kombëtare. Fama, kapadaillëku, tendenca për lider të përjetshëm, paraja e pasuria e shumë pretendentëve për të qenë udhëheheqës të shqiptarëve ka degraduar në përmasa gati të pariparueshme, kjo shthurrje na ka sjellur dhe po na sjell pasoja tragjike për kombin. Harresa si dukuri gjithëshqiptare dhe gënjeshtra e kultivuar deri në përmasa te vyrtytit tek sërbët, tani po serviret tek ne shqiptarët nga kuazipolitika, nga lakejt dhe të shiturit, e po na sjell fatalitet.
Se çështja greke dhe bullgare janë gati nul, ndaj çështjes shqiptare edhe njëherë u tregua katërciprishtë tek përmendorja e Skenderbeut.
Po supozojmë se edhe ka qenë inskenim, por, ky moment i disa sekondave mes shqiptarëve dhe maqedonasve i tregoi botës se këtu egzison një çështje e pazgjidhur.
Sepse çështje që dridhë themelet e rajonit janë ato që përcjellen me prezencën e faktorit etni në një teritor. E siç është prezaenca e shqiptarëve në Maqedoni, gati me një milion popullatë.
Çështja e shqiptarëve në Maqedoni, sot a më vonë do të jetë patjetër në tavolinë.
• Autori është ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut