Debati për propozimin francez, vazhdon të shtunën në orën 11:00

Është mbyllur para pak minutash dita e dytë e debatit mbi propozimin francez. Edhe gjatë ditës së sotme, ashtu si dhe dje, nuk kanë munguar tensionet dhe fishkëllimat me surle nga ana e opozitës maqedonase, ndërsa nuk munguan as sharjet dhe fyerjet deri te përplasja fizike mes Dimitar Apasievit të Levicës dhe Martin Kostovski nga LSDM-ja. Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00, ku kanë ngelur dhe tre deputet për të marrë fjalën dhe me gjasë pas përfundimit të debatit do të votohet edhe propozimi në fjalë.