Trençevska: Kërkohet zgjidhje sistematike për pagat në administratën publike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot theksoi se do të kërkohet zgjidhje sistematike për pagat në administratë publike dhe se në këtë moment nuk ka nevojë për zgjidhje të nxituara ad-hoc.

“Shumë herë deri më tani kam thenë dhe do e përsëris duhet të kemi zgjedhje sistematike, të mos kemi ad-hoc zgjedhje, por të ndërtojm sistem i cili është i përhershëm dhe i qëndrueshëm dhe pikërisht këtë e propozojmë me metodologjinë e re, që do të thotë rritje konstante e pagev në administratën publike që do ta ndjek inflacionin dhe rritjen e pagës mesatare”.