Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjejnë zbatim.
“Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik”, ka thënë Von Cramon në konferencën e sotme.
Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve, njofton KlanKosova.tv.