Për 3 ditë janë regjistruar 290 raste të reja me virus

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Në tre ditët e fundit janë regjistruar 290 raste të reja Covid-19, nga 1.695 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 250 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në tre ditët e fundit (01.07 deri 03.07.2022) nuk është regjistruar asnjë viktimë, përdshi këtu edhe sipas sistemit “Termini im”.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.501, numri i të shëruarve është 304.239, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 935.