Pendarovski: Propozimi francez i modifikuar është i pranueshëm

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp tha se propozimi i modifikuar francez nuk e prek gjuhën dhe identitetin maqedonas, përcjell TV21. Pendarovski e quajti propozimin si kompromis transit pasi tha se mund të krijohen probleme në sigurimin e shumicë për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës.

“Vendimi për ta pranuar propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as triumf historik, siç do të donin të thonë nga njëra palë, as mossukses historik ose debakël siç thonë nga pala tjetër. Sipas meje bëhet fjalë për kompromis transit për njërën nga fazat e integrimeve evropiane, ku tre elemente janë me rëndësi dhe për këtë propozimi sipas meje në këtë format, në këtë fazë është i pranueshëm”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.