Ciolos: Keni përmbushur kriteret, vazhdoni me reformat

Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret e kërkuara nga KE-ja dhe vendet anëtare, por reformat duhet të vazhdojnë, jo se këtë e kërkon BE-ja e, por për qytetarët, tha kryetari i Grupit Parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos.

“Nuk mund të ketë përmirësim në cilësinë e jetës pa sundimin e ligjit, pa gjyqësor të pavarur, pa siguruar qytetarët se të drejtat e tyre individuale do të respektohen pavarësisht nëse ato janë të afërt me parti të caktuara politike. Kjo është arsyeja pse ne insistojmë në sundimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur dhe transparencë në procesin politik. Atëherë do të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive që njerëzit të kenë një jetë më të mirë këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Ciolos.