Juventusi dëshiron shkëmbimin Firmino – Rabiot

Adrien Rabiot kërkon largimin, ndërsa Liverpooli është skuadra që ka shfaq interesim të madh për të.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Juventusi dhe ‘Reds’ janë në bisedime për francezin.

Sipas ‘Calciomercatoweb’. ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron që Liverpool të përfshijë Roberto Firminon në një marrëveshje për Adrien Rabiot.

‘Bianconerët’ janë të hapur për të diskutuar një marrëveshje shkëmbimi me ‘Reds’ pasi e duan brazilian në radhët e tyre në Torino.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve.