Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, e ka përfunduar aventurën e tij te skuadra e Juventusit.
Ishte pikërisht “Zonja e Vjetër” ajo që njoftoi për largimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Morata ishte i huazuar për një sezon te “bardhezinjtë”, mirëpo nuk u shfrytëzua e drejta e blerjes së tij.
Lojtari do të kthehet tek Atletico Madridi, skuadër e cila e ka në pronësi kartonin e tij.



