Galatasaray pas Vedat Muriqit, Okan Buruk e telefonon kosovarin: Mos shko askund, shihemi te Galata

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi mund të transferohet te skuadra e Galatasaray.

Tekniku i ri i Galatasaray, Okan Buruk e ka në shënjestër dhe dëshirë kryesore lojtarin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Mallorca, por as spanjollët, e as skuadra e tij Lazio duket se nuk kanë shumë interesim për ta mbajtur në klub.

Raportimet e fundit nga media turke, ‘Fotomac’ bëjnë të ditur se Buruk e ka telefonuar Muriqin.

“Mos shko askund, shihemi te Galatasaray”, thuhet të ishin fjalët.

Vedat Muriqi dhe Buruk ishin në bashkëpunim edhe te skuadra e Rizespor.

Thuhet se edhe Vedat Muriqi është pro një rikthimi në Superligën e Turqisë.