Chelsea janë futur në garë për lojtarin e Brighton, Marc Cucurrella.
Pas Manchester City edhe ‘Blutë e Londrës’ janë futur në garë për Cucurrella.
Sipas ‘Daily Mail’, Chelsea do të konkurrojë me ‘Citizens’ për nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Thomas Tuchel ka nevojë për përforcime në krahun, pasi Cesar Azpilicueta dhe Marcus Alonso që do të largohen nga ‘Stamford Bridge’.
Objektivat alternative për londinezët janë Sergino Dest të Barcelonës dhe Rayan Ait-Nouri të Wolves.