Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e tetë të dy qeverive Kosovë dhe Shqipëri:
“Është e vërtetë që shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë, por krahasimi ynë vetëm me vetveten nuk është matësi më i mirë sepse ne ishim populli më i shtypur e si rrjedhojë edhe më i pazhvilluari në Evropë. Progresin tonë duhet ta masim duke e krahasuar me atë të vendeve të zhvilluara në të cilat edhe kanë ikur një pjesë e mirë e popullit tonë. Pra, na duhet një krahasim mes asaj çka aktualisht po bëjmë dhe çka potencialisht mund të arrijmë. E këtu kam përshtypjen se kemi një oqean të tërë të mundësive të pashfrytëzuara.
Nga kjo pikëpamje besoj se duhet të duhej të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy shteteve të kombit tonë dhe rolit që kemi secili nga ne. Nga mundësia historike që na është dhënë për të shërbyer në një kohë të shanseve shumë të mëdha. E s’ka dyshim se kjo mundësi historike që na është dhënë do të jetë edhe gjykim i historisë për ne. Por, shpresojmë e besojmë për të mirë e për të mbarë.”
Kosovë-Shqipëri Kurti: Na duhet një krahasim – çka aktualisht po bëjmë dhe çka...