Arsenal shfaqin interesim për Morata

Arsenal kanë shfaqur interesim për Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll kaloi dy sezone te Juventusi në formë huazimi.

‘Zonja e Vjetër’ nuk u pajtuan me çmimin që Atletico Madrid i kishin vendosur për të blerë kartonin e tij, andaj vendosën mos ta mbajnë lojtarin në ekip.

Morata është rikthyer te ‘Rojiblancos’, por sipas ‘Mirror’ e ardhmja e Moratas mund të jetë te Arsenal, përcjell lajmi.net.

Mikel Arteta e pëlqen lojtarin, andaj klubi po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të spanjollit në ‘Emirates’.

‘Topçinjtë’ do duhet të paguajnë 25 milionë euro nëse e duan sulmuesin në radhët e tyre.